Dogana e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe ndalojë një veturë të dyshimtë, në të cilën janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion.

E gjithë sasia me vlerë mbi 14 mijë euro është konfiskuar, si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse./21Media