Konfiskohen mbi 35 kg marihuanë në Gjakovë, 49-vjeçari i dyshuar dërgohet në mbajtje
32 paketime me lëndë narkotike marihuanë, me peshë 35 kilogramë janë konfiskuar sot në orët e mbrëmjes në një fshat në Gjakovë, gjatë kontrollit në shtëpinë e 49-vjeçarit të dyshuar me inicialet J.B.
Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar një peshore digjitale, një telefon dhe një veturë, njofton rtv21.tv.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Gjakovës, kanë zhvilluar një hetim rreth tre-mujorë (operacioni i koduar ‘Mali’), ndaj të dyshuarit për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /21Media