Policia e Kosovës sot ka batisur një shtëpi private në Vushtrri. Me këtë rast është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një sasi municioni.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një person, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.