Ministri i Jashtëm, Galuk Konjufca në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi se deri tani kanë arritur që të kthejnë në Kosovë rreth 1500 qytetarë të cilët kishin aplikuar për t’u kthyer pas mbylljes së kufijve.

“Me urgjencë kanë dalë vetëm 1215 persona të cilët ne i kemi kthyer dhe gjithsej pra afër 1500 që kemi arritur t’i kthejmë deri tash. Deri në fund të majit dhe fillim qershorit ne zotohemi se do t’i kthejmë edhe 740 persona ose qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në këto vende të cilët kanë mbetur për arsye të ndryshme dhe ne po e vazhdojmë këtë aktivitet me atë sa po na lejojnë rrethanat dhe kapacitetet tona”, deklaroi Konjufca. /21Media

#GlaukKonfjuca: Deri tani në Kosovë janë kthyer 1 mijë e 500 persona

#GlaukKonfjuca: Deri tani në Kosovë janë kthyer 1 mijë e 500 persona

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020