Konflikt mes dy familjeve në Malishevë, arrestohen 10 burra e një grua

Dhjetë burra e një grua janë arrestuar pas një rrahje që ka ndodhur mes dy familjeve në Malishevë.

Policia ka njoftuar se deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, teksa në vend të ngjarjes është konfiskuar një revole me 14 fishekë.

Policia rastin e ka cilësuar si “armëmbajtje pa leje, Kanosje dhe Sulm”.

”Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media 

Back to top button