Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Prishtinë, me ç’rast tre persona të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy kamerierë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në rrugën “isa Boletin” në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës njëri nga viktimat është duke e vazhduar tretmanin mjekësor.

Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./21Media