Konflikti mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës përfundon me fatalitet

Vdiq i plagosuri në Bokshiq të Klinës pas fjalosjes mes dy vëllezërve, policia jep detaje

Një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës.

Viktima u qëllua gjatë një fjalosjeje mes dy vëllezërve dhe nuk i mbijetoi plagëve.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore”, tha Gashi.

Back to top button