Në prag të Festës së 28 Nëntorit, u nënshkrua Kongresi i parë Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë – Shqipëri.

Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Ky kongres u nënshkruar nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës Kosovës, Besnik Tahiri,  dhe Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj, në Tiranë.

Tahiri është shprehur i lumtur që po jetësohet për herë të parë Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative, e cila sipas tij, duhet të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal.

Sipas Tahirit ky bashkëpunim përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet edhe në nivel turistik, social dhe ekonomik.

“Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit evropian”, ka thënë  ndër tjera Tahiri./21Media