Kongresi thirrje Trump-it të hetojë helmimin e Navalny-t

 

 

Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje presidentit Donald Trump të hetojë helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny.

Në një letër dërguar Presidentiit Trump, demokrati Eliot Engel, kryetar i komisionit dhe republikani Michael McCaul, numri dy i komisionit, i kërkojnë administratës të nisë një hetim mbi sulmin ndaj zotit Navalni, duke thënë se mund të jetë e nevojshme që ndaj Moskës të ndërmerren sanksione.

Aleksej Navalny, një kritik i njohur i presidentit Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi me avion brenda Rusisë dhe më pas u transferua në Gjermani për mjekim.

Qeveria gjermane tha më 2 shtator se rezultatet e toksikologjisë tregojnë se 44-vjeçari ishte helmuar me agjentin nervor Novichok të stilit sovjetik.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmim dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë për krim.

Back to top button