Kongresistët amerikanë falënderojnë Kosovën për strehimin e afganëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pranuar një letër falënderimi nga anëtaret e senatit amerikan, Jeanne Shaheen dhe Meggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster e Chris Pappas.
Letrën e ka publikuar vetë Osmani në Twitter, e cila shtoi se Kosova dhe SHBA-ja janë të lidhura përmes vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.
Ndër të tjera, në këtë letër thuhet se gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët deri në përfundim të procesit të verifikimit, ka forcuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button