Konjufca dorëhiqet nga kryeparlamentari, do të bëhet Ministër i Jashtëm

Vjosa Osmani pritet të bëhet Kryetare e Kuvendit

Burime të RTV 21 brenda dy partive LVV dhe LDK, thonë së është gjetur zgjidhje sa i përket ngërçit për postin e kryeparlamentarit.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se Glauk Konjufca i LVV-së pritet ta lirojë postin e Kryetarit të Kuvendit dhe këtë do ta merr nënkryetarja e LDK-së,  Vjosa Osmani.

Siç merr vesh RTV 21, Glauk Konjufca pritet ta merr postin e Ministrit të Punëve Jashtme./21Media

Back to top button