Takimi pjesë e Procesit të Berlinit

Takimi pjesë e Procesit të Berlinit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të përfaqësojë Kosovën në takimin e 10 marsit që do të mbahet në Shkup.  Takimi është pjesë e procesit të Berlinit.

Pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim e kanë konfirmuar nga MPJ për 21Media.

Në këtë takim  do të marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ndërkohë që në Shkup do të mblidhen edhe ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Francës dhe Gjermanisë. /21Media