Flamuri i Kosovës u pa në zyrën e Konjufcës teksa po mbante fjalimin në KS të OKB-së

Flamuri i Kosovës u pa në zyrën e Konjufcës teksa po mbante fjalimin në KS të OKB-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se flamurin shtetëror e ka mbrojtur edhe kur ka qenë në opozitës. Ndërsa tani e ka edhe obligim shtetëror që t’i mbrojë simbolet e vendit.

“Ai është flamuri i Republikës së Kosovës dhe në si Qeveri e Republikës së Kosovës e mbrojmë atë flamur”, deklaroi ai.

Ai këto komente i bëri pas reagimit të Rusisë dhe Serbisë, pasi gjatë mbledhjes virtuale të Këshillit të Sigurimit, flamuri i Kosovës u pa në zyrën e Konjufcës, teksa po mbante fjalimin.

Konjufca dha disa shembuj kur ai ka mbrojtur flamurin e Kosovës edhe sa ishte në opozitë, si në komisione të ndryshme, po ashtu edhe gjatë prezantimit jashtë vendi.