Konjufca zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin Mass

Konjufca zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin Mass

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass. Konjufca me homologun e tij gjerman ka biseduar rreth pandemisë së COVID-19, heqjen e taksës dhe aplikimin e reciprocitetit si dhe për liberalizimin e vizave.

“Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë. Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave. Në fund i kam shprehur mirënjohje Z.Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik.”, shkroi Konjufca në Facebook./21Media