Sipas Konjufcës, Kosova mori lavdata nga ShBA dhe Gjermania

Sipas Konjufcës, Kosova mori lavdata nga ShBA dhe Gjermania

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca tha se Kosova bëri mirë që i pranoi testet nga Serbia, sepse sipas tij Vuçiqi do ta përdorte refuzimin e këtyre testeve si argument për të sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Konjufca sonte tha se për këtë gjest Kosova mori lëvdata nga Gjermania dhe ShBA-ja.

Më 17 prill, Kosova ka pranuar 1 mijë teste donacion nga Serbia në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat kundër Covid-19.