Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca e ka nënshkruar peticionin për zgjedhje të reja. Pas nënshkrimit të peticionit, përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca u shpreh i bindur se qytetarët e dinë çfarë lloj qeverisje i duhet vendit. Sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të ecur përpara.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Qeveria Hoti është votuar në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim./21Media