Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve, megjithatë është shprehur se një gjë të tillë VV nuk e favorizon.

“Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi një qeveri që ishte e mirë, e pikërisht për këtë arsyje është që ne e favorizojmë PDK-në për të bërë koalicion në zgjedhjet e ardhshme, kjo është gabim. Nuk ka kësi pozicioni. Pozicioni është që ne shpresojmë që ne shpresojmë që Vetëvendosje t’i fitojë këto zgjedhje dhe të formojë një shumicë të madhe në Kuvend”,është shprehur ai.

“Vetëvendosje t’i fitojë këto zgjedhje dhe të formojë një shumicë të madhe në Kuvend”, ka thënë Konjufca në një emision televiziv.

“Deri tash bashkëpunimi i sigurt është vetëm me Vjosa Osmanin. LVV nuk shkon përtej kësaj”.“Koalicionin me PDK nuk e favorizojmë”, ka deklaruar ai.

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, ka thënë ndër të tjera Glauk Konjufca.