Konjufca për RTV21: Plani franko-gjerman e parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia, por jo ulëse në OKB

Konjufca për RTV21: Plani franko-gjerman e parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia, por jo ulëse në OKB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha RTV21 se propozimi franko-gjerman nuk e parasheh anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe as edhe njohjen nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së. Ai tha se plani përmban, sipas tij, njohjen de facto të Kosovës nga Serbia meqë të dy shtetet duhet të nënshkruajnë se funksionojnë si dy shtete sovrane. Konjufca shprehu mos besimin e tij për arritjen e shpejtë të marrëveshjes ndërmjet |Kosovës dhe Serbisë meqë, siç tha, ajo e ka refuzuar planin e propozuar.
RTV21: Zoti Konjufca, a parashihet njohja në qendër në planin franko- gjerman?
Konjufca: Njohja në këtë plan është de facto, pra që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë që funksionojnë mes veti plotësisht si shtete të pavarura dhe ta pranojnë pavarësinë e tyre në funksionimin e tyre praktik edhe konkret, njohja është e kësaj forme në këtë dokument. Shkruan që shtetet duhet ta nënshkruajnë që funksionojnë si shtete sovrane në statusin me njëra tjetrën, që i kanë të gjitha marrëdhëniet e tyre, dmth ta pranon krejt shtetësinë në gjithçka që merr vendime dhe lëshon si dokumente Republika e Kosovës.
RTV21: A parashihet ulësja në OKB?
Jo nuk është. Ka pasur spekulime në media dhe unë duhet ta sqaroj opinionin publik në dy pika: dokumenti nuk përmban ulëse në OKB, dokumenti nuk i përmban pesë njohje të shteteve mos njohëse siç është spekuluar. Ajo nuk varet prej atij dokumenti. Dmth është pak edhe mosnjohje elementare e marrëdhënieve ndërkombëtare me konkludu kështu. Kushdo që ka bërë spekulime se unë e kam parë edhe nëpër do media që kanë dal disa kishe gjoja versioni zyrtar i dokumentit, nuk janë të vërteta, sepse ulësja në OKB nuk varet prej këtij dokumenti nuk është e mundshme edhe pesë shtetet mos njohëse të cilat janë të Bashkimit Evropian ato e kanë politikën e tyre, nëse do ta njohin Kosovën, pas kësaj marrëveshje.
RTV21: Çka fiton Kosova me këtë plan franko-gjerman nëse nuk është njohja reciproke?
Konjufca: Me këtë Kosova e pranon… heqjen dorë të Serbisë prej Kosovës.
RTV21: A kemi siguri që do të arrihet marrëveshja në bazë të këtij plani që nuk do të tentojë Serbia prapë ta destabilizoj Kosovën?
Konjufca: Nëse pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Serbia ndërmerr ndonjë veprim kundër Kosovës, mendoj që e rrit shumë masën e ndëshkimeve, sepse kur nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare me një shtet, aty është Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si katër palë edhe Kosova me Serbinë aty, pranimi që është respekt reciprok i sovranitetit, pastaj do të kishte ndëshkime të rënda nëse shkelet marrëveshja.
RTV21: Kur do të nënshkruhet ky plan, a jemi drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare?
Konjufca: Jo nuk është afër sepse Serbia e ka refuzuar këtë plan. M\u duk se s’po di sa mund të merret intervista e Ivica Daçiqit si refuzim zyrtar ndoshta i këtij plani, megjithëse Vuçiqi ende s’ka fol për këtë plan. Por disi m’u duk sikur Daçiq foli në emër të shtetit të Serbisë.
RTV21: Si e vlerësoni kritikën e opozitës që thotë se s’ka njohuri për këtë plan, pse nuk mbahet një mbledhje për të treguar detaje dhe pse nuk thirret opozita për të informuar?
Konjufca: Është thirrë opozita. Vetëm zoti Haradinaj është shfaqur në takim. Zoti Abdixhiku dhe zoti Krasniqi nuk erdhën në takim. Ky takim kishte për qellim vetëm ndarjen e atij dokumenti me opozitën nga an

Back to top button