Konjufca pret kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit amerikan, Ritchie Totrres në Kosovës.
Konjufca përmes një shkrimi në Facebook tha se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit të Kosovës, teksa i e kujtoi fjalimin e kongresmenit Torres për Kosovën në Dhomën e Perfaqësuesve.
‘Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”./21Media

Back to top button