Konjufca: Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në

Konjufca nuk e ka mohuar mundësinë e koalicionit parazgjedhor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Konjufca në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, thotë se kushti i vetëm është që kryeministri Isa Mustafa të mos kërkojë hise në institucione, derisa nuk do t’i pengonte atyre që të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të LDK-së.

“Nëse Isa Mustafa tërhiqet nga ambiciet e veta institucionale, atëherë në do të mund të bashkëpunonim me një forcë progresive brenda LDK-së, që e konsiderojmë shumë të rëndësishme. Ne kemi kontakte me ta dhe ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Janë ky grup që janë të pakënaqur që Isa Mustafa merr vendime me aklamacion”, ka thënë Konjufca.

Ai gjithashtu nuk e ka mohuar mundësinë e koalicionit parazgjedhor, pasi tha që VV-së për fitore po i duhen edhe 4-5 % të votave, derisa konfirmoi se me AKR-në kanë biseduar e me Alternativën po bisedojnë ende./21Media

Back to top button