Një zë i fuqishëm, një Celine Dion e re

Një zë i fuqishëm, një Celine Dion e re

“My Heart Will Go On” është një nga ato këngët që këngëtarët më ambiciozë nuk do të guxonin ta këndonin përpara një publiku me qindra njerëz.

Por, kjo ishte kënga që zgjedhi 9-vjeçarja Celine, e cila është emëruar sipas këngëtarës së njohur Celine Dion e njohur edhe për hitin e saj.

Celine 9- vjeçare u ngjit në skenën e America’s Got Talent 2017 e cila me interpretimin e saj e impresionoi jurinë, sikur të ishte Celine Dion e vërtetë, shkruan rtv21.tv.

Garuesja e re gjatë paraqites para panelit të jurisë, njëri prej anëtarëve Simon Rolls i rrokullisi sytë për çdo përmendje të emrit të Celine Dion, duke mos besuar se kjo vogëlushe mund të i afroht një zëri aq madhështor, por kur filloi të kendoi ai u impresionua duke u ngritur në këmbë e duartrokitur.

Celine godet çdo tingull në mënyrë të përsosur dhe publiku u ngrit në këmbë duke e brohoritur. Madje edhe nëna e saj ka lot në sy duke dëgjuar vajzën e saj të këndojë kaq bukur./21Media