Konkursi për zyrtarë policorë vazhdon deri më 26 nëntor

Afati për paraqitjen e aplikacioneve për zyrtarë policorë vazhdohet edhe për dhjetë ditë duke filluar nga data 17 nëntor deri më 26 nëntor 2021, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.
Në një njoftim për media thuhet se kjo bëhet me qëllim të ofrimit të mundësisë edhe më të gjatë kohore për aplikim, si dhe t’iu mundësohet aplikimi online në stacionet policore edhe kandidatëve të cilët kanë vështirësi për aplikim online e të cilëve iu mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet.
Kandidatët të cilët kanë vështirësi për aplikim online, të cilëve iu mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet, mund të drejtohen në stacionin policor më të afërt për të bërë aplikimin online.
Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.
Kandidatët të cilët kanë bërë gabim gjatë aplikimit apo bashkëngjitjes së dokumenteve kanë të drejtën që të adresojnë kërkesë në email adresën info@kosovopolice.com lidhur me problemin e tyre.

Back to top button