Konstituohet Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili do të drejtohet nga deputeti i PDK-së Ferat Shala. Ndërsa, Jeta Statovci zëvëndëskryetare nga VV.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala tha se nga java e ardhshme nis punën Komisioni me programin dhe dinamikën e punës.

“Me punën e përbashkët dhe me parimet e Kuvendit , do të jep maksimumin për bashkërendim të çdo iniciative të Komisionit për interes të përgjithshëm. Presin disa institucione për veprimin tonë. Nga java e ardhshme nisim panënën sipas programit”, tha ai.

Ndërsa, Jeta Statovci, tha se fusha e ekonomisë ka një sërë sfidave sikurse ajo në shëndetësi, kështu sipas saj me një bashkëpunim të mirëfilltë pret të arrihet përballimi i këtyre sfidave.

Komisioni është konstitua me 10 anëtarë fillimisht, e që pritet të caktojë anëtar edhe një nga minoritet.

Mbledhjet e këtij Komisioni pritet të mbahen çdo të martë prej orës 10:00.