Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, ka bërë të ditur se tashmë ka nisur ofrimin e shërbimeve konsullore.

“Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore”, thuhet në njoftim./21Media