Konsumimi i pemëve pas ngrënies së ushqimit sipas nutricionistit, Agron Rexhepi është gabim.

Rexhepi gjatë një interviste në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” tha se koha e përafërt e tretjes së pemëve është një orë, e perimeve dy apo tre orë, gjellërat deri në tre apo katër orë, ndërsa mishi shkon deri në shtatë orë.

Nëse pas një ushqimi të begatshëm konsumohen pemët, atëherë bëhet fermentimi i tyre.

Prandaj, konsumimi i tillë sipas doktorit mund të shkaktojë probleme në fryerje, probleme me gazra e të tjera./21Media