​Kontrabandë me emigrantë në Pejë, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia Kufitare ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë.

Gjatë kontrollit të një automjeti, janë gjetur katër shtetas të huaj si pasagjerë, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, drejtuesi i automjetit është ndaluar, ndërsa për personat e tjerë do të zhvillohen procedurat e rregullta.

Back to top button