“Kontrabandë me emigrantë”, u arrestua personi i kërkuar në Suharekë

Policia sot ka informuar se ka arrestuar në Suharekë personin e dyshuar R.K, i cili dyshohet për “Kontrabandë me emigrantë.
Siç ka informuar policia, 59 vjeçari me vendim te gjykatës do të dërgohet në vuajtjen e dënimet në kohëzgjatje prej 2 vitesh burg.
“Policia në Suharekë pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente e te besueshme, ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar R.K, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1962, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktgjykimit te Gjykatës se Apelit te Kosovës.”, është bërë e ditur në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button