Kontrabandim me migrantë, nga 1 muaj paraburgim për tre persona

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit nga 30 ditë të pandehurve A. Z., F. I. dhe A. S. , për veprën penale në bashkëveprim kontrabandim me migrantë.

“Ata dyshohet se më 7.09.2020, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, me dashje kanë tentuar t’i kontrabandojnë M. O. dhe H. H. nga Vitia, drejt Gjermanisë, duke kërkuar nga 4700 euro për person, të cilat do t’i merrnin sapo të arrinin në vendin e destinacionit.”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button