Policia sot informoi se në fshatin Stublinë të Gjilanit dje është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë.

“Me urdhër të prokurorit kafshët (gjedhët) janë  konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga AVUK-u të cilat nuk janë përputhur me gjendjen faktike.”, bëri të ditur policia.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./21Media