KRU”Prishtina” sh.a njoftoi se para pak çastesh, kontraktorë të KEK-ut përgjatë punimeve në rrjetin e tyre, dëmtuan linjën furnizuese me ujë në afërsi të puseve të objektit prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë.

“Rreth 25 % e konsumatorëve të komunës së Fushë Kosovë, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, do të kenë reduktime të paplanifikuara të ujit , për shkak të sasive të limituara të ujit nga puset, deri në sanimin e defektit,  i cili mund të ndodhë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme e më së largu deri nesër paradite”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes. /21Media