SBASHK-u për ngritjen e cilësisë në arsim ka mbajtur 5 trajnime të licencuara. Duke parë se janë shtuar dukshëm kërkesat për pjesëmarrje trajnimet “Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm”, “Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar”, “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social”, “Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik” dhe “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”. SBASHK po zhvillon një aktivitet të veçantë duke mbajtur një punëtori tre ditore për të përgatitur trajnerë të rinj e për t’i angazhuar kudo në komunat e Kosovës për mbajtjen e këtyre trajnimeve me mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar.

Që ky aktivitet të jetë plotësisht i suksesshëm po përkujdeset koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , stafi qendror i SBASHK-ut dhe prof. dr. Bardh Rugova, prof.dr. Hysen Sogojeva, prof.dr. Atdhe Hykolli, mr. Blerta Blakaj dhe trajnerëve të tjerë me përvojë të gjatë.
Kontribut në rrjedhën e mbarë kij angazhimi kanë dhënë edhe shefi i Kabinetit të Ministrit Likaj,  Gëzim Berisha, Këshilltari i lartë Enver Osdautaj dhe kryetari I Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve Osman Beka.

“Fillimi i këtij aktiviteti është shënuar me një takim të përbashkët të të gjithë kandidatëve për trajnerë dhe të trajnerëve e mysafirëve. Në nisje të trajnimit 3 ditor kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke kujtuar se ata do të jenë para një sfide të re sepse do të marrin detyrë që të mbajnë trajnime me kolegët kudo në Kosovë dhe do ta përfaqësojnë SBASHK-un në mënyrë të denjë. Ai pastaj ka falënderuar përfaqësuesit e lartë të MASH-it për pjesëmarrje në këtë aktivitet dhe për kontributin e çmuar që ata janë duke dhënë në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt të lartë për profesorët e nderuar Rugova, Sogojeva, Hykolli , Blakaj dhe Kastrati”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këshilltari i lartë i Ministrit Likaj, Enver Osdautaj ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe ka kërkuar që të vazhdohet me seriozitetin dhe përkushtimin në rrjedhën e mbarë të trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut duke kujtuar se me angazhime të përbashkëta mund të arrihen rezultate të vazhdueshme. Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit ka marrë pjesë edhe kryetari i

Këshillit Drejtues për Licencimin e Mësimdhënësve Osman Beka, i cili ka folur për rëndësinë e trajnimeve në ngritjen e cilësisë dhe ka lavdëruar përkushtimin SBASHK-ut duke u shprehur për bashkëpunim të sinqertë e të vazhdueshëm në shërbim të arsimit.

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka folur për trajnimet duke dhënë sqarime e këshilla për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti e pas kësaj ka dhënë informacione për vazhdimin e këtij aktiviteti duke ndarë pjesëmarrësit në pesë grupe sipas trajnimeve.

Pas aktiviteteve të zhvilluara rreth mbajtjes së testit kombëtar i është bashkuar pjesëmarrësve në këtë aktivitet edhe Shefi i kabinetit të Ministrit Likaj, Gëzim Berisha. Ai ka sjellë përshëndetjet e Ministrit dhe është shprehur se do të vazhdohet me bashkëpunimin në shërbim të arsimit dhe se me dialog e angazhime të përbashkëta do të punohet edhe në zgjidhjen e drejt të gjithë çështjeve të ngritura nga punëtorët e arsimit./21Media