Koopman: Regjioni ka mirëpritur konceptin e planit të rritjes dhe po punon në reforma
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në një konferencë për medie në Samitin e BE-së në Shkup tha se plani i rritjes që përmban ky takim, mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për dy herë më shumë.
Ai po ashtu tha se është shumë motivuese se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe po punon në reforma.
“Është nder të jesh në Shkup sot për të marr pjesë në takimin e liderëve në planin e rritjes i cili është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje”, tha Koopman.
Më tej ai tha se liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin regjionit në tregun e brendshëm të BE-së.