Libri ‘Biri’, i shkrimtares Flutura Açka i promovuar në emisionin e pasdites “BonBon” i kushtohet djalit të vdekur të autores.

Flutura tregoi se kopjen e parë të këtij libri do ia dhurojë reperit të njohur kosovar, Ledri Vulës siç tha ajo për arsye të veçantë.

“Nuk kishte gjë më të bukur që kopjen e parë të ia dhuroj Ledrit librin i’a dhurojë në emër të reperave tjerë të Kosovës mendoj që im bir më sheh dhe ma aprovon këtë gjë ky është gjesti që mund ta bëjë në respekt të tij”, tha Flutura.

Libri “Biri” është një gërshetim i kujtimeve të tyre, që nga ditët më të bukura e deri tek ato më të mundimshmet që kishin kaluar së bashku./21Media