Kopshti holandez i luleve i njohur si “Keukenhof” është mbyllur, për herë të parë në 71 vjet. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka lule. Në të kundërten; lulet duken të pabesueshme dhe marrin vëmendje dhe kujdes si gjithmonë. Të gjithë kopshtarët pasionantë bëjnë punën e tyre ashtu si dikur. Sepse edhe pa njerëz, natyra dhe shfaqja e kopshtit vazhdon.

Një fotograf holandez dhe një adhurues i luleve gjithmonë gjen kohë të fotografojë lulet dhe të tregojë bukurinë e luleve holandeze për të gjithë botën, transmeton rtv21.tv.

Shumica prej jush ndoshta e njihni “Keukenhof” me famë botërore, kopshti më i bukur i tulipanëve në botë. Çdo vit miliona turistë vizitojnë këtë kopsht. Megjithatë, sivjet nuk kishte asnjë vizitor.

Me virusin COVID-19 duke qëndruar të gjithë në shtëpi dhe turistë larg, ishte një shans për fotografin për të bërë fotografi të mrekullueshme./21Media