Për këngëtarin e njohur, Korab Jetishi sot është një ditë e veçantë pasi që feston ditëlindjen e 32-të.

Korabi vjen nga një familje artdashëse, dashurinë për muzikën e ka trashëguar nga i ati, Shkëlzen Jetishi, i cili është një ndër këngëtarët më të dashur të skenës.

Ai ka marrë pjesë edhe në festivale si Videofesti Muzikor, Top Fest, Zhurma Show, Kënga Magjike, e në shumë festivale të tjera të njohura. Korabi ka sjellur e vazhdon të sjellë projekte të bukura muzikore, kjo falë përkushtimit të tij të madh për muzikën. “Në vrullin e rinisë’, “Si babë e bir” dhe “Kujtimet e vjetra” janë tri projektet që babë e bir sollën bashkë, këngë të cilat u pëlqyen mjaft shumë nga fansat e dyshes.

Këngëtari ka edhe shumë këngë solo, disa albume dhe ka marrë pjesë në shumë festivale. Kështu me gjithë sukseset që kishte ndër vite zuri po lë gjurmë në industrinë e muzikës, shkruan rtv21.tv

Përveç karrierës, Korabi ka edhe një jetë të lumtur familjare. Korabi u martua me Genën në vitin 2013. Ata kanë dy vajza, Noan dhe Arian./21Media