Korab Luma, 17 vjeçari që debutoi për Prishtinën

Në rrugën e arritjes së objektivave të saj në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Prishtina po punon fuqishëm që në skuadër të inkorporojë lojtarë nga akademia e klubit.
Së fundi mesfushori i talentuar, Korab Luma, ka debutuar për skuadrën e Ismet Munishit në ndeshjen e zhvilluar ndaj Malishevës në udhëtim.
Luma e zëvendësoi Endrit Krasniqin në pjesën e dytë.
Luma që Prishtinës iu bashkua në verën e këtij viti është zhvilluar si futbollist te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat, derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17.

Back to top button