Këngëtari i mirënjohur Korab Shqiri, sot feston ditëlindjen. Ai sot në 34 vjetorin e lindjes mori shumë urime e të gjitha këto përmes fotografive Korabi i ka ndarë me fansat e tij në Instagram.

Me rastin e ditëlindjes nuk ka munduar edhe një festë familjare, shkruan rtv21.tv

Korabi është ai i cili në Instagram publikoi një fotografi ku shihet i lumtur pranë gruas dhe djalit.

“23 korrik, ditë domethënëse për mua, e gëzuar për familjen time të gjerë dhe shumë e ëmbël për birin tim Alteun!”, ka shkruar Korabi.

Para disa dite Korabi i ftuar në emisonin e RTV21  21 Gradë” ka treguar se në 33 vjetorin e lindjes ai ka bërë një hap të madh.

“Unë bëra një hap të madh në 33-vjetorin tim, arrita gradën doktor shkence ose doktor i arteve muzikore në degën e kompozicionit dhe interpretimit në Universitetin “Shën Kirili & Metodi”. Një moshë që ndoshta jam i ri, kam arritur çfarë kam ëndërruar dhe dashur.”, ka deklaruar ai në “21 Gradë”. /21Media