Korab Shaqiri feston sot ditëlindjen

Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri sot feston ditëlindjen e 35-të.
Sigurisht që urimet nuk kanë munguar nga familjarët dhe miqtë e këngëtarit, shkruan rtv21.tv
Korabi njihet për një karrierë të suksesshme muzikore, ku janë bërë dy javë që kur artisti e ka prezantuar veprën e tij ”I miri i motrës”, në finalen e festivalit prestigjioz ”SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, që u mbajt në qytetin Liviv të Ukrainës.
Projekti i fundit i Shaqirit është ”Vere e dashni” të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me këngëtarin, Bujar Qamili.

Ndërsa për sa i përket jetës private, Korab Shaqiri është i martuar dhe ka një djalë./21Media

Back to top button