Edhe pak ditë këngëtari i mirënjohur shqiptar, Korab Shaqiri feston ditëlindjen e 34-të. 33-vjetori i lindjes duket se ka qenë mjaft i veçantë për të, meqë bëri një hap të madh në karrierën e tij. Në shtator të vitit 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit”.

“Unë bëra një hap të madh në 33-vjetorin tim, arrita gradën doktor shkence ose doktor i arteve muzikore në degën e kompozicionit dhe interpretimit në Universitetin “Shën Kirili & Metodi”. Një moshë që ndoshta jam i ri, kam arritur çfarë kam ëndërruar dhe dashur.”, deklaroi ai në “21 Gradë” në RTV21./21Media

#21Gradë #KorabShaqiri flet për hapin e madh që e arriti në 33-vjetorin e lindjes

#21Gradë #KorabShaqiri flet për hapin e madh që e arriti në 33-vjetorin e lindjes

Posted by RTV21 on Tuesday, July 21, 2020