Ushtria e Koresë së Veriut ka paralajmëruar se është e gatshme të hyjë në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Kërcënimi është pjesërisht një përgjigje e grupeve mbrojtëse në Jug që dërgojnë materiale propaganduese në veri.

Gjatë fundjavës, Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se ajo do ta urdhëronte ushtrinë të përgatitej për hapin, transmeton rtv21.tv.

Dhe ushtria tani thotë se është e gatshme të “kthejë vijën e parë në një kështjellë dhe të ngrejë vigjilencën ushtarake”.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur për ca kohë në lidhje me broshurat ndërkufitare, të dërguara zakonisht me tullumbace.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut të martën iu përgjigj kërcënimeve duke thënë se po punonte me SHBA për të monitoruar nga afër lëvizjet ushtarake në Veri.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë të ndara nga e ashtuquajtura zonë e çmilitarizuar (DMZ) – një tampon përgjatë kufirit që ka ndarë të dy vendet që nga Lufta e Koresë në vitet ’50./21Media