Koreja e Veriut lëshon raketa, thotë ushtria e Jugut

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër drejt detit në brigjet e saj lindore herët të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Testi ndodhi pasi ambasadori i Koresë së Veriut tha në OKB se askush nuk mund të mohojë të drejtën e Phenianit për vetëmbrojtje dhe për të testuar armë. Në fillim të këtij muaji Pheniani ka testuar raketat balistike dhe ato lundruese.
Por disa ditë më parë edhe Koreja e Veriut kishte shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në bisedime me Jugun, transmeton rtv21.tv.
Ushtria amerikane tha në një deklaratë të martën se ishte në dijeni të lëshimit të raketës, por që nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan ose aleatët e tij.
Sidoqoftë, Komanda Indo-Paqësore e SHBA tha se nisja “nxori në pah ndikimin destabilizues të programit të armëve të paligjshme [të Koresë së Veriut]”.
Të martën, media japoneze citoi ministrinë e mbrojtjes të thoshte se predha mund të ketë qenë një raketë balistike, e cila është e ndaluar sipas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi dhe ka kaluar më shumë se një vit në izolim. Ajo ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të jashtë Covid-19, në këtë proces duke ndërprerë tregtinë me aleatin e saj më të ngushtë Kinën.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të vazhdojë me programin e saj të armëve. Në gusht, agjencia atomike e OKB -së tha se Koreja e Veriut duket se ka rifilluar një reaktor i cili mund të prodhojë plutonium për armët bërthamore, duke e quajtur atë një zhvillim “thellësisht shqetësues”./21Media

Back to top button