Pamjet dëshmojnë për rritje të aktivitetit rreth Sanumdong

Pamjet dëshmojnë për rritje të aktivitetit rreth Sanumdong

Imazhet satelitore të një objekti afër Phenianit sugjerojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë ose një satelit.

Pamjet dëshmojnë për rritje të aktivitetit rreth Sanumdong, me mjete dhe njerëz që shihen në vendin ku Koreja e Veriut mblodhi shumicën e raketave balistike.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas njoftimit se vendi i nisjes së raketave të Koresë së Veriut në Sohae ishte rindërtuar.

Puna për të çmontuar Sohae filloi vitin e kaluar, por u ndalua pasi bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zvarritën.

Të premten, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Koreja e Veriut do të rifillonte testimin e armëve.

“Do të isha i habitur në një mënyrë negative nëse Kim do të bënte ndonjë gjë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.