Hera e dytë brenda dy javëve që bëhen testime të tilla

Hera e dytë brenda dy javëve që bëhen testime të tilla

Koreja e Veriut ka gjuajtur tri raketa të paidentifikuara, njoftuan burime ushtarake të Koresë së Jugut. Kjo është hera e dytë në dy javë që janë bërë testime me raketa nga Koreja Veriore.

Bisedimet për çështjet bërthamore midis Penjanit dhe Uashington janë të bllokuara.

Ushtria e Koresë së Jugut, nuk dha detaje se për çfarë raketa bëhet fjalë, por tha se ato janë shkrepur nga një vend afër Sondokit në Korenë e Veriut.

Nga ky vend janë hedhur edhe më herët raketa.

Koreja e Jugut, një javë më parë, njoftoi se Penjani lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut në atë kohë thanë se udhëheqësi, Kim Jong Un, kishte mbikëqyrur një stërvitje të “artilerisë me rreze të gjatë”.

Koreja e Veriut në janar tha që nuk ishte më e detyruar të merrte përsipër angazhimet e bëra për të pezulluar testimin e armëve bërthamore dhe raketave, duke u lënë fajin Shteteve të Bashkuara, për dështimin në përmbushjen e një afati për të hequr sanksionet kundër Penjanit.

Udhëheqësi, Kim Jong Un, kishte caktuar si afat, fundin e vitit 2019 për heqjen e sanksioneve, në lidhje me programin bërthamor të Penjanit, përpara se të zhvilloheshin bisedime të mëtejshme me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përshëndetur miqësinë e tij me Kim, dhe të dy udhëheqësit kanë bërë deklarata publike për sukses në bisedimet e tyre dypalëshe mbi denuklearizimin e gadishullit.

Sidoqoftë, pak përparim është arritur.

Uashingtoni kërkon që Penjani të heqë dorë nga armët bërthamore përpara se të hiqen sanksionet./21Media