Haskuka u shpreh se nuk duhet të ketë relaksim

Haskuka u shpreh se nuk duhet të ketë relaksim

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot njoftoi se fshati Korishë doli nga zona e karantinuar.

Ai këtë e bëri të ditur përmes facbook-ut, me ç’rast u shpreh se duhet të respektohen masat parandaluese.

“Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.”, shkroi Haskuka në facebook.

Fshati Korishë i komunës së Prizrenit ishte futur në karantinë më 3 prill.

Në Kosovë me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 449 persona, 79 janë shëruar, ndërsa 12 persona kanë vdekur./21Media