Antony Cauvin, një murator  29-vjeçar nga Stratford-upon-Avon, zbuloi  pajisjen e zgjuar e cila ia mundësonta përqafojë gjyshen Lily pas shumë kohësh si pasojë e Covid-19.

Paisja përbëhet nga një perde plastike e dushit, e kompletuar me mëngë plastike për të siguruar që asnjë pjesë e trupit të mos vihet në kontakt me personin tjetër gjatë një përqafimi.

“Ne u çuditëm me idenë, por menduam,” kjo mund të funksionojë “,” tha Antony për Sky News.

Videoja e realizuar nga bashkëshortja e tij Miriam tregon momentin emocional  kur Antony dhe Lily u përqafuan për herë të parë pas një muaji, përcjell portali rtv21.tv

Që nga publikimi në Facebook video është parë  me miliona herë dhe ka  mbledhur më shumë se 160,000 reagime.

Perdja ka mbetur e varur jashtë shtëpisë së gjyshërve të tij për t’ua mundësuar shtatë nipërve e mbesave të tyre nga një përqafim.

Perdja dhe mëngët janë dezinfektuar mes përqafimeve, sipas Antony, ndërsa përdoruesve gjithashtu u këshillohet që të mbajnë një palë doreza për siguri shtesë.

Pavarësisht se krijoi një mënyrë për të përqafuar të dashurit ndërsa u bindet rregullave, Antony  shpreson që shpikja e tij të mos ketë nevojë të përdoret gjatë.

“Shpresojmë nëse gjejmë një vaksinë për këtë sëmundje të tmerrshme, nuk do të duhet të zgjasë,” tha ai./21Media

Introducing… ‘The Cuddle Curtain’ 💕😍❤️

Gepostet von Miriam Cauvin am Freitag, 15. Mai 2020