"Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë"

“Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë”

Ministri i Infrastrukturës, në detyrë, Lumir Abdixhiku ka publikuar një grafikon, në të cilin shihet se Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me koronavirus.

Abdixhiku e ka quajtur këtë grafikon të shpresës si dhe ka thënë se trendi i sheshtë i lakores të cilin vazhdon ta ketë Kosova është lajm i mirë.

“Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook

Megjithatë , ministri Abdixhiku ka porositur qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasiqë një moskujdesje do të shkaktonte pasoja si në vendet e tjera të botës.

“Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi. Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë.Do të kemi kohë për të gjitha.”, ka përfunduar ministri i Infrastrukturës në detyrë, Lumir Abdixhiku.

Grafikoni i shpresës.Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të…

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Sonntag, 29. März 2020

Aktualisht në Kosovë janë të prekur 94 persona me koronavirus, prej tyre një i moshuar ka vdekur. Gjendja e të infektuarve siç kanë bërë të ditur mjekët është stabile me përjashtim të pesë personave të cilët po trajtohen me oksigjenoterapi./21Media