Është formuar Task Forca, që përfshinë institucionet lokale dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile

Është formuar Task Forca, që përfshinë institucionet lokale dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile

Këto ditë edhe pse në kohë pandemie po vazhdon prerja ilegale e drunjvë shumëvjeçarë në Parkun Kombëtar të maleve të Sharrit. Pas adresimeve të pandërprera të grupeve të interesit rreth dukurisë së prerjes ilegale të pyjeve, mekanizmat relevantë në Komunën e Kaçanikut janë takuar me përfaqësues të Parkut Kombëtar.

Përfaqësues të partive politike, zyrtarë policorë të stacionit të policisë në Kaçanik, përfaqësues komunal dhe përfaqësues nga shoqëria civile kanë diskutuar për format konkrete si dhe shtimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Parkut Kombëtar Sharri për të luftuar dukurinë e prerjes ilegale të pyjeve.

Pas këtij takimi si rrjedhojë e diskutimeve për të iniciuar dhe ndërmarrë veprime konkrete është formuar Task forca, e cila do të merret në vazhdimësi me këtë problematikë dhe në përbërjen e saj përfshinë institucionet lokale si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Me formimin e Task Forcës janë parë nga afër dëmet që janë bërë nga njerëzit e pandërgjegjshëm në Parkun Nacional Sharri. Grupi i Task Forcës nga Komuna e Kaçanikut ka kërkuar edhe nga institucionet e tjera shtetërore që të japin maksimumin dhe të mos dorëzohen karshi këtyre shkatërrimtarëve të pamëshirshëm të natyrës.

Kjo Task Forcë ka premtuar se do të përdorë të gjitha mekanizmat legale në monitorimin pyjeve dhe në ndalimin e shkatërrimit të tyre nga prerësit ilegal dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e të gjithëve.