Kosnett: Nuk mund të kemi paqe të qëndrueshme nëse i ndajmë çështjet ekonomike nga ato politike

Kosnett: Nuk mund të kemi paqe të qëndrueshme nëse i ndajmë çështjet ekonomike nga ato politike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha se nuk pret trazira në Kosovë si pasojë e veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale. Ai ka rikujtuar pozicionin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Gjykata Speciale është institucion i rëndësishëm dhe i pavarur dhe ajo duhet të lejohet të kryejë punën e vet. Duke folur në një online-tryezë me gazetarë kosovarë, organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, Kosnett ka folur edhe rreth temave tjera siç është marrëveshja e Washingtonit, dialogu me Serbinë, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri.(E pergaditi- Antigone BAXHAKU-IDRIZI)./21Media