Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet nuk pret trazira në Kosovë si pasojë e veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale. Ai ka rikujtuar pozicionin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Gjykata Speciale është institucion i rëndësishëm dhe i pavarur dhe ajo duhet të lejohet të kryejë punën e vet

‘’Gjykata Speciale është një institucion i rëndësishëm dhe i pavarur dhe ajo duhet të lejohet të kryejë punën e vet. Nuk dëshiron të komentojë për rastet individuale, por me rëndësi është që Gjykata të lihet të bëjë punën e vet. Kosova dhe rajoni duhet të kërkojnë më shumë drejtësi, jo më pak drejtësi”, tha ai në një online-tryezë me gazetarë kosovarë, organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë./ 21Media