Kosnett-politikanëve: Fokusohuni te faktet, jo te fyerjet

Kosnett-politikanëve: Fokusohuni te faktet, jo te fyerjet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se retorika politike në Kosovës, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.

Kosnett ka thënë se liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë.

Sipas tij, duhet folur me fakte dhe jo fyerje.

“Retorika politike në Kosovës, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i degradon ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar ambasadori në Twitter./21Media